Like most websites we use cookies. If you're happy with that, just carry on as normal - otherwise to find out more click here.
 
 
 
Search on the website:
Help Us Help Birds!
Rreth shpendëve
Home   ›   Rreth migrimeve
Print
Send to friend

Rreth migrimeve

Një prej fakteve më tërheqëse dhe më të mahnitshme rreth zogjve, është aftësia e tyre për të udhëtuar mijëra kilometra çdo vit për të kaluar dimrin në një klimë më të ngrohtë dhe më të përshtatshme për ta. Gjëja më e jashtëzakonshme është që ata mblidhen në turma/grumbuj zogjsh çdo vit dhe fluturojnë.
Shumica e zogjve migrojnë për të kërkuar ushqim- nuk është e lehtë për të gjetur ushqime në dimër, si: insekte, fruta, fara -në Europë, por ato gjenden në pjesë të tjera të botës ku klima është më e ngrohtë. Migrimi e bën mbijetesën e specieve më të lehtë, megjithatë disa zogj nuk i mbijetojnë fluturimeve.
Për t’i mbijetuar migrimit, zogjtë duhet të jenë të shëndetshëm, të kenë shumë rezerva yndyrore dhe pendë “të freskta”. Pas përfundimit të periudhës së shumimit dhe para se të fillojnë të migrojnë, zogjtë i nënshtrohen një “ripërtëritje të plotë”. Rezervat yndyrore akumulohen në të gjithë trupin, poshtë lëkurës. Pendët e vjetra, të shkatërruara nga fluturimet gjatë verës bien dhe zëvëndësohen më të reja. Zogjtë marrin shumë informacione nga ata që i rrethojnë ndërkohë që migrojnë. Ata kanë tre burime informacioni: dielli, yjet dhe fusha magnetike e tokës. Zogjtë vëzhgojnë vendndodhjen e yjeve dhe diellit gjatë fluturimit, ata gjithashtu mund të ndjejnë fushën magnetike me anë të një receptori të veçantë të vendosur poshtë sqepit të tyre.
 
Mitsubishi Corporation