Like most websites we use cookies. If you're happy with that, just carry on as normal - otherwise to find out more click here.
 
 
 
Search on the website:
Help Us Help Birds!
Home   ›   Ndryshimet klimatike
Print
Send to friend

Ndryshimet klimatike

Sfidat e ndryshimeve klimatike
Me klimë kuptojmë gjendjen mesatare të kushteve të motit të një rajoni, rreth një periudhe të gjatë kohore. Për shembull, një ditë pranvere në një vend të caktuar mund të ndodhë që të jetë me shi dhe e lagësht, por njerëzit e dinë se pranvera në këtë rajon është kryesisht më diell dhe e ngrohtë: megjithëse moti i një dite të veçantë është i lagësht, klima, ose moti i zakonshëm i zonës është i thatë. Ndryshimet klimatike ndikojnë në këto gjendje afatgjata të motit. Për shembull, pas një sërë vitesh, dimri gradualisht mund të bëhet më i ngrohtë dhe vera më e nxehtë dhe më e thatë.   
Ndryshimet klimatike shkaktohen nga ngrohja globale, e cila është një rritje mesatare e temperaturave të përgjithshme në planetin tonë. Kur në Tokë është më ngrohtë, kemi ndryshime në reshjet e shiut dhe nivelin e detit, me ndikime të mëdha për jetën e egër dhe qëniet njerëzore. Kur shkencëtarët flasin për ndryshimet klimatike, ata kryesisht nënkuptojnë ngrohjen globale të shkaktuar nga efekti “serë”. Dritaret e xhamit të një serre lejojnë dritën e diellit të futet, por mbajnë nxehtësinë brenda. Si rrjedhojë brenda bëhet shumë ngrohtë dhe bimët mund të rriten në rajone ku normalisht do të ishte shumë ftohtë për to.
Toka është e rrethuar nga atmosfera e saj. Kjo atmosferë, një pjesë e së cilës është e përbërë nga ajri që ne thithim, është e mbushur me gaze të ndryshëm. Disa nga këto gaze, si dioksidi i karbonit, sillen tamam si dritaret me panele xhami të një serre, duke parandaluar nxehtësinë për të kaluar sërish në hapësirë; prandaj i quajmë gaze serrë. Drita e diellit depërton në atmosferë, duke kaluar shtresën e gazeve “serë”. Më pas, energjia e dritës së diellit përthithet nga ujërat e tokës, toka dhe krijesat e gjalla. Më pas, kjo energji gradualisht shkon sërish në atmosferë dhe sa më e madhe të jetë sasia e gazeve serrë atje aq më shumë nxehtësi pengohet për të kaluar. Ky është quajtur efekti “serë”.  
Gazet “serë” formohen në mënyrë natyrale dhe në përqëndrimet e duhura ato janë shumë të dobishme për tokën. Këto gaze rrisin temperaturën e planetit tonë dhe pa ato do të ishte shumë ftohtë për gjallesat që të mbijetonin këtu. Kur efekti “serë” bëhet shumë i fortë, sidoqoftë, temperatura në tokë rritet shumë shpejt dhe arrin vlera shumë të larta.
Edhe ndryshimet shumë të vogla të temperaturës mund të dëmtojnë seriozisht jetët e njerëzve, kafshëve dhe bimëve; për shkak të këtyre rritjeve të papritura të temperaturës do të ketë më shumë fenomene ekstreme të motit si; uragane, përmbytje, valët e të nxehtit, thatësira dhe stuhi, si dhe niveli i detit do të rritet pasi kupolat e akullit polar do të shkrijnë. Fillimet dhe mbarimet e stinëve do të ndryshojnë dhe kjo do të dëmtojë rëndë jetën në tokë.
Një nga mënyrat e studimit të ndryshimeve klimatike që po përdoret është duke vëzhguar datat e mbërritjes së shpendëve migratorë: kjo është pikërisht idea, që qëndron mbrapa projektit Spring Alive! Për shkak të ndryshimeve klimatike, shpendët rikthehen më herët nga zonat dimëruese dhe shtrojnë vezët e tyre më shpejt. Kjo do të thotë se disa nga ata mund të kenë probleme me gjetjen e ushqimit, për shembull, insekte ose fruta, pasi ato mund të mos jenë shfaqur akoma. Gjithashtu shpendët mund të mos i gjejnë më të përshtatshëm habitatet e tyre, pasi ato janë bërë shumë të lagësht, shumë të thatë ose shumë të ngrohtë, kështu që ata mund të detyrohen të zhvendosen në zona të reja.   
Çfarë mund të bëni për të ulur nivelin e gazeve “serrë’’ në atmosferë dhe kështu të ndihmoni në ngadalësimin e ndryshimeve klimatike? Përpiquni të:
 
·         kurseni energji në shtëpi dhe në shkollë (fikni dritën kur largoheni nga dhoma, mos lini pajisje elektronike në stand-by, etj.); shumica e kësaj energjie prodhohet duke djegur karburante që prodhojnë gaze “serë”,
·         përdorni transportin publik dhe biçikletat në vend të makinave; benzina dhe nafta prodhojnë shumë gaze “serë” kur digjen në motorrat e makinave, 
·         mbillni pemë, të cilat do të përthithin dioksidin e karbonit nga atmosfera,
·         ndani dhe ricikloni mbetjet, kjo gjë redukton sasinë e enegjisë që përdoret për të prodhuar produkte të reja,
·         blini produkte që kursejnë energji,
·         informoni të tjerët rreth ndryshimeve klimatike dhe se si ata mund të ndihmojnë në parandalimin e rritjes së efekteve të ndryshimeve klimatike.
 

Spring Alive is supported by

HC Group