Like most websites we use cookies. If you're happy with that, just carry on as normal - otherwise to find out more click here.
 
 
 
Search on the website:
Help Us Help Birds!
Home   ›   Si të merrni pjesë
Print
Send to friend

Si të merrni pjesë

Të marrësh pjesë në Spring Alive është frymëzuese dhe njëkohësisht e thjeshtë dhe argëtuese. 


Ne ju inkurajojmë të bëheni pjesë në tre mënyra:
1.      Dilni në natyrë me Spring Alive
Kontrolloni kalendarin e aktiviteteve të Spring Alive për të parë se çfarë lloj aktivitetesh ka dhe kur janë planifikuar. Zgjidhni ato që ju përshtaten më shumë dhe merrni pjesë, si në veprimtaritë e menduara për të ndihmuar shpendët, në shëtitjet magjepsëse për kundrimin e shpendëve, në piknik, në panaire të shpendëve, në lojëra me karakter ndërgjegjësi për mbrojtjen e shpendëve në natyrë, por edhe në takime të tjera me të apasionuarit pas shpendëve. Thjesht qëndroni atje me ne dhe ndihmoni në ruajtjen e natyrës sa herë që të jetë e mundur!
 
2.      Dilni dhe ndihmoni shpendët
Mund t’i ndihmoni vërtetë shpendët, angazhimi juaj ka vërtet rëndësi për ta, për habitatet e tyre dhe për natyrën në tërësi. Këtë mund ta bëni ju vetë (shihni këshillat në seksionin “çfarë mund të bëj për të ndihmuar shpendët?”) p.sh. të ushqeni shpendët gjatë dimrit të ashpër ose t’i bashkoheni veprimtarive për ruajtjen e tyre (shihni kalendarin e aktiviteteve të Spring Alive) të organizuara nga partnerët e vendit tuaj në organizatën BirdLife, në mënyrë që të bëni vërtetë një ndryshim me ndihmën tuaj. Dhe mbi të gjitha, ju gjithmonë mund të jepni mbështetjen tuaj duke u bërë një pjestarë i kësaj nisme dhe të inkurajoni edhe miqtë tuaj që t’ju bashkohen.
 
 
 3.   Shtoni vëzhgimin tuaj 
 Në Spring Alive ne po kryejmë një sondazh të thjeshtë qytetar për vëzhgimin e shpendëve. Ajo që duhet të bëni është që të regjistroni herën e parë kur vëzhgoni një nga këta shpendë; Lejlekun, Dallëndyshen, Qyqjen, Dejkën, Gargullin, për çdo vit, dhe regjistimet t’i vendosni në faqen tonë të internetit.
 
        Si të dorëzoni të dhënat?
       Dorëzimi i të dhënave është shumë i thjeshtë. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
      
- Njihuni me llojet e shpendëve të Spring Alive – Qyqja, Dallëndyshja, Dejka, Lejleku dhe Gargulli, si dhe zbuloni kohën kur ata shfaqen në vendin tuaj.  
- Në këtë kohë (kur është koha e duhur e ardhjes së tyre) vëzhgoni afër rrethinave tuaja dhe kur t’i shihni ose dëgjoni për herë të parë për këtë vit, shkoni në faqen tonë të internetit të Spring Alive. - Mbani mend! Ne jemi të interesuar vetëm për herën e parë kur këta shpendë shihen/ dëgjohen nga ju.
- Më pas shkoni te formulari i dorëzimit (Seksioni “Shto vëzhgimin”) dhe plotësoni të gjitha fushat e kërkuara. Duhet të mbani mend ku dhe kur i keni parë shpendët.  
- Kur të keni plotësuar të gjitha fushat, dërgojeni formularin duke klikuar butonin “submit” (“dorëzo”)
- Më pas kontrolloni hartat për të parë nëse vëzhgimi juaj i parë e ka shtyrë përpara pranverën!
- Thuajini shokëve tuaj se edhe ata gjithashtu mund të kontribuojnë.
 
Bëni vëzhgimet e Spring Alive në lagjien tuaj, në shkollën tuaj, në një shëtitje të së dielës ose gjatë aktiviteteve të Spring Alive 
Për t’u informuar se kur mund të shfaqen në vendin tuaj llojet e Spring Alive, ju mund të shkoni tek seksioni “Rreth shpendëve” ose në faqen e partnerit të organizatës BirdLife në vendin tuaj. Kur të shihni ose dëgjoni një shpend, gjithçka që duhet të bëni është të mbani mend datën dhezonën ku e keni parë atë. Nuk ju duhet të mbani mend numrin e shpendëve që keni parë ose vendin e saktë. Numri që do t’iu kërkohet të vendosni i referohet numrit të njerëzve që kanë parë shpendin/ët bashkë me ju në atë kohë. Ju mund t’i bëni vëzhgimet tuaja për Spring Alive në lagje, në rrethinat e shkollës, në shëtitjen e së dielës me prindërit tuaj ose duke marrë pjesë në aktivitetet e Spring Alive. Vëzhgimet tuaja më të mira, me shumë mundësi do t’i bënit në fshat pasi aty jetojnë tre nga katër llojet që ne kemi përmendur – nëse jetoni në qytet duhet të prisni për Dejka, pasi ato jetojnë në qytete.
 
Vetëm bëhuni pjesë e nismës Spring Alive dhe thjesht shijojeni këtë eksperiencë!

Spring Alive is supported by

HC Group