RRETH SPRING ALIVE

Spring Alive është një projekt ndërkombëtar, i cili synon rritjen e interesit të fëmijëve mbi ruajtjen e natyrës dhe njohjen e shpendëve migratorë, me qëllim që edhe ata të bëhen pjesë e mbrojtjes së jetës së egër, kryesisht të shpendëve, por, gjithashtu, t’u bashkohen aktiviteteve të organizuara nga bashkëpunëtorët e organizatës ndërkombëtare të shpendëve – BirdLife.
Duke postuar vëzhgimet e herës së parë që ata do të shohin Dallëndyshen Bishtëgërshërë, Lejlekun, Qyqen, Dejkën dhe Gargullin, në faqen e internetit www.springalive.net, fëmijët nga Europa, Azia Qëndrore dhe Afrika krijojnë një hartë në kohë reale të udhëtimeve të jashtëzakonshme që këto shpendë bëjnë çdo vit.
Spring Alive bashkon fëmijët, mësuesit e tyre dhe familjet, për të regjistruar herën e parë kur ata do të shohin një prej pesë shpendëve migratorë lehtësisht të identifikueshëm: Dallëndyshja Bishtëgërshërë, Lejleku, Qyqja, Dejka dhe Gargulli.   
Duke i postuar vëzhgimet e tyre në faqen e internetit të Spring Alive, ata ndihmojnë në krijimin e një harte në kohë reale, e cila gradualisht do të na lajmërojë për ardhjen e pranverës.
Çdo vit, pranvera fillon me disa vëzhgime të hershme të shpërndara përgjithësisht në vende të ngrohta, të cilat në hartën e Spring Alive paraqiten si njolla të zbehta ngjyrë portokalli.
Në muajt që pasojnë, me shtimin e numrit të vëzhgimeve, ngjyra shpërhapet dhe bëhet më e thellë derisa të gjithë shtetet ku folezojnë këto shpendë, bëhen ngjyrë e kuqe e ndezur.
Spring Alive filloi në 2006-ën si një projekt europian, i cili shpejt u përhap edhe në Azinë Qëndrore. Në 2010-ën Spring Alive u zgjerua më tej në Afrikë, ku nga shtatori e tutje fëmijët shohin për kthimin e pesë llojeve të njëjta që vijnë nga vendet folezuese në Europë dhe Azi.  
Krijimi i hartës është një nga aktivitetet thelbësore. Por, Spring Alive përfshin shumë më tepër aktivitete që zhvillohen në ambjente të brendshme dhe jashtë në natyrë, për të angazhuar fëmijët, shkollat dhe komunitetin e gjerë në ruajtjen e shpendëve migratorë si dhe t’i inkurajojë ata për të mbështetur partnerët kombëtarë të organizatës BirdLife në vendin e tyre.
Spring Alive organizohet nga OTOP, i cili është partner i organizatës BirdLife në Poloni. Grupet e interesuara për mbrojtjen e kafshëve e egra, mësuesit dhe të tjerë të cilët duan të përfshihen më shumë në Spring Alive, mund të kontaktojnë me menaxheren ndërkombëtare, Karolina Kalinowska tek karolina.kalinowska@otop.org.pl

Website-et e partnerëve të tjerë