PËRPLASJET NË XHAM

Si mund të ndaloj shpendët të mos përplasen me dritaren time?

Si mund të ndaloj shpendët të mos përplasen me dritaren time?

Asgjë nuk është më tronditëse se të degjosh atë zhurmë të lehtë të njohur dhe të vraposh për të gjetur një gjurmë pluhuri në formë shpendi në dritaren tuaj. Ndonjëherë zogu është i trullosur, dhe do të jetojë për të fluturuar ditën tjetër. Por ndonjëhere, nuk ia del dot. Ju me shumë mundësi e keni rastisur këtë rast një ose dy herë në jetën tuaj, por me miliarda dritare në të gjithë botën përbëjnë një kërcënim të konsiderueshëm.

Përse shpendët përplasen në dritare?

Shpendët kanë një kënd shumë të gjerë vështrimi – ndonjëherë kanë pamje të plotë në 360°, e cila është shumë e dobishme në vrojtimin e grabitqarëve dhe partnerëve të tyre. Megjithatë fokusimi në pamjen përballë tyre është i vështirë. Për shkak të kësaj xhami duket i padukshëm, ose mund të pasqyrojë peisazhe të jashtme drejt të cilave ato mendojnë se mund të fluturojnë.

image

Xhami mund të pasqyrojë peisazhe të jashtme drejt të cilave shpendët mendojnë se mund të fluturojnë. Foto: Ewa Zyśk-Gorczyńska.

Xhamat e mëdhenj, të sheshtë dhe të pandërprerë janë më të rrezikshme, por çdo xham mund të përbëjë një kërcenim për shpendët.

Një qështje tjetër më pak e njohur është drita jo natyrore. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për shpendët të cilët migrojnë natën. Këta shpendë mund të çorjentohen nga drita artificiale dhe të humbasin rrugën e tyre, ose të fluturojnë drejt xhamit dhe të përplasen në të.

image

“Efekti i dritave të shtëpive” është një rrezik vdekjeprurës për shpendët”, Foto Ewa Zyśk – Gorczyńska

Studimet kanë treguar se shpendët migratorë janë më të rrezikuar për tu përplasur se sa shpendët vendas, sidomos në kohën e migrimit. Kjo ndodhë sepse shpendët vendas i kanë mësuar vendet e strukturave prej xhami dhe i shmangin ato, ndërsa për shpendët migrues pamja është më pak e njohur.

image

Edhe një dritare normale mund të jetë një kërcënim për shpendët, Ewa Zyśk – Gorczyńska

Çfarë mund të bëj që ti ndihmojë?

Fatmirësisht parandalimi i përplasjes së shpendëve është shumë i thjeshtë. Gjithëçka çfarë ju duhet të bëni është të vendosni ngjitëse në xham për tju treguar shpendëve që ka diçka në rrugë. Bëhuni kreativ!

image

Gjurmë të përplasjes së shpendëve, foto nga Ewa Zyśk-Gorczyńsk

Si mundemi të bëjmë ngjitëset më të mira?

Duhet të përdorim ngjyrat e ndezura në mënyrë që të dallohen nga jashtë në sfondin e dritares. E kuqja dhe portokallia janë ngjyrat më të kapëshme nga shpendët. Ne ju rekomandojmë që ngjitëset të jenë të madhësive 10 – 15 cm larg njëri tjetrit.

Përdorimi i “rregullit të pëllëmbës”: është mire që largësia ndërmjet ngjitësve të mos jetë më shumë se madhësia e pëllëmbës së dorës në mënyrë që të shmanget përplasja e shpendëve me xhamin.

Nëse keni mundësi vendosini ngjitëset në pjesën e jashtme të xhamit dhe jo në pjesen e brëndshme, sepse ato do të jenë më të mira në ndarjen e reflekteve.

image

Rregulli i pëllëmbës së dorës, Szklane pułapki  www.szklanepulapki.pl

 

Konceptet që duhen shmangur:

  • Ngjitëset e zeza jan të dukshme për shpendët: kjo nuk është e vërtetë. Dritaret shpesh duken të errëta nga jashtë, kështu që silueta e zezë nuk krijon kontrast. Në fakt gjurmët e përplasjes së shpendëvë janë gjetur shpesh pranë ngjitësve të zeza.
  • Ngjitëset në formë si shpendë grabitqarë do t’i trembin shpendët e vegjël: Duket si ide e mirë, por fatkeqësisht kjo nuk është vërtetuar se funksionon.

image

Një ngjitëse në formën e një zogu grabitqarë nuk funksion, Szklane pułapki www.szklanepulapki.pl

 

Ngjitëset e dritareve janë të shëmtuar: Aspak! Ka modele të shumta që mund ta provoni: shkollat madje kanë mbajtur konkurse për të krijuar stacionin autobuzit të dekoruar më bukur.

image

Ngjitëset në dritare nuk janë të shëmtuara. ABSOLUTISHT! Foto: Petra Holestova

Gjëra të tjera që ju mund të bëni për të parandaluar përplasjen e shpendëve:

Vendosni perde rrjete ose grila veneciane – këto e lënë dritën të hyjë dhe i bëjnë dritaret tuaja të dukshme për shpendët. Në këtë mënyrë sigurohuni të mbyllini perdet kur ju dilni jashtë.

Fikini dritat kur ju nuk keni nevojë për to – kjo nuk është vetëm e mirë për mjedisin (dhe portofolin tuaj), gjithashtu parandalon shpendët e natës të hutohen dhe godasin xhamin.

Nëse një shpendë godet dritaren tuaj dhe është i shtrirë pa lëvizur, ai mundet të mos jetë i ngordhur, por thjesht i shtangur. Vendoseni në një kuti të errësuar për një orë, dhe ai mund të qetësohet dhe të rikuperohet mjaftueshëm për të fluturuar përsëri nëpër botë.

LE TI BËJMË XHAMAT MIQËSORË PËR SHPENDËT!

Copyrights: CSO (BirdLife Czech Republic)

Nëse dëshironi më shumë informacion për qështjen e përplasjes në xham të shpendëve, klikoni në linkun www.flap.org. Ju mund të gjeni atje informacion më të detajuar, zgjidhjet e mundshme dhe rrugën për mënyrën e adresimit të qështjes.


Tema të tjera

SI TË BËHENI NJË VËZHGUES I MIRË I SHPENDËVE

10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve

Mësoni më shumë

Le të njohim fqinjët tanë të preferuar

DALLËNDYSHET E LAGJES TIME

Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)

Mësoni më shumë

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.

Mësoni më shumë

Disa nga shpendët tanë migratorë janë të shqetësuar.

KËRCËNIMET DHE RREZIQET E SHPENDËVE MIGRATORË

Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.

Mësoni më shumë

TË USHQEJMË SHPENDËT KUR KA MUNGESË USHQIMI

Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.

Mësoni më shumë

KOPËSHT/BAKLLON MIQËSOR ME SHPENDËT

KOPSHTE DHE BALLKONE MIQËSORE NDAJ SHPENDËVE

Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!

Mësoni më shumë

CAMPAIGNING FOR YOUR LOCAL SITE

CAMPAIGNING FOR YOUR LOCAL SITE

Are you worried about the damage being done to a local wildlife spot, but don't know what to do about it? Maybe you have a favourite place to enjoy nature and want to make sure it's protected?

Mësoni më shumë

QYTETARËT QË KONTRIBUOJNË NË SHKENCË PËR SHPENDËT

E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore.

Mësoni më shumë

CLEANING SURROUNDINGS OF STORK'S NESTS

CLEANING SURROUNDINGS OF STORK'S NESTS

When storks are gathering materials for their nests, they may bring back various man-made objects, without realizing that they may be dangerous.

Mësoni më shumë

Shtëpizat e shpendëve

FOLE ARTIFICIALE

Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.

Mësoni më shumë

Website-et e partnerëve të tjerë