DALLËNDYSHJA

Dallëndyshet janë zogj të vegjël me shpinë të zezë të stolisur në blu, fyt në ngjyrën e “ndryshkut”, bark të bardhë dhe bisht të gjatë.

Learn about the DALLËNDYSHJA

Basic information

Dallëndyshet janë zogj të vegjël me shpinë të zezë të stolisur në blu, fyt në ngjyrën e “ndryshkut”, bark të bardhë dhe bisht të gjatë. Kur fluturojnë, ato duken tërësisht të zeza. Eshtë e lehtë të identifikohen nga bishti i gjatë dhe fluturimi i lehtë.
Dallëndyshet i cicërojnë dhe përshpërisin njëra-tjetrës kur qëndrojnë nëpër tela ose përgjatë anëve të ndërtesave – madje mundet edhe të të zgjojnë nga gjumi. Ato fluturojnë në veri të Europës në pranverë për t’u riprodhuar, i lindin dhe i rritin te vegjëlit e tyre. Ato mund të shihen në Mbretërinë e Bashkuar nga marsi në shtator. Dallëndyshet i ndërtojnë foletë e tyre duke ngjitur baltën në formën e një kupe të vogël.
 
Si të bëjmë dallimin midis një Dallëndysheje dhe një Dejke?
 
Dejka është më e madhe se dallëndyshja, krahët e saj janë më të gjatë, më të ngushtë dhe në formë të harkuar.
Dallëndyshja ka krahë më “fleksibël”, ato mund të shihen qartësisht kur i perkulin. Bishti i një dallëndysheje është më i gjatë.
Përgjithësisht duhet të mbani mend që dallëndyshet mund të hasen në zonat rurale ndërsa Dejka në zonat urbane.
 
 
Si të bëjmë dallimin midis një Dallëndysheje të vogël dhe një të rrituri?
 
Dallëndyshet e reja janë më të vogla dhe kanë bisht më të shkurtër sesa prindërit e tyre. Nëse ju jetoni në një fermë, me siguri që atje do të gjeni një fole në ndërtesat e vjetra, poshtë trarëve të drurit ose trungjeve. Nëse jeni shumë i qetë, ju mund të shikoni pakëz nga jeta familjare e një dallëndysheje - mund të shihni disa prindër që ushqejnë të vegjëlit e tyre me insekte.
 
Me çfarë ushqehen?
 
Më së shumti me insektet fluturuese, më rrallë mundet me insektet që zihen në fluturim nga toka ose sipërfaqe ujore, por ndonjëherë mund të zihen gjithashtu duke qëndruar mbi bime ose nën tokë.
 
Foletë e dallëndysheve
 
Foleja zakonisht është e fshehur brenda një ndërtese ose poshtë një ure. Ajo zakonisht ka formën e një çerek-sfere të ndërtuar me baltë ose argjile; e përzier me fije të gjata bari dhe kashtë. Eshtë e ngjitur në mure, trarë, kornizë dhe është gjithmonë e hapur nga lart.
 
Dimërimi
 
Vendet e dimërimit të zogjve europianë gjenden në pjesën perëndimore të Afrikës, nga zona ekuatoriale deri lart në kufirin jugor të kontinentit.
 
Popullata e dallëndysheve në Europë
 
Dallëndyshet janë të zakonshme dhe popullata e tyre është e qëndrueshme në Europë, megjithatë shkatërrimi i mjedisit të tyre dhe rrethimeve natyrore mund të bëjë që dallëndyshet të zhduken nga kontinenti.
 

Migration information

Dallëndyshet arrijnë në Europë në mesin e  prillit, pasi kanë fluturuar 10000 km nga zonat ku kanë dimëruar në Afrikën e Jugut. Udhëtimi zgjat rreth 4 javë dhe meshkujt zakonisht arrijnë të parët. Nga fillimi i majit, shumica e dallëndysheve fillojnë riprodhimin.

 
Nga fillimi i shtatorit, shumica e dallëndysheve përgatiten për të migruar.  Ato i rrahin krahët papushim dhe shpesh mblidhen nëpër tela. Shumica largohen nga Mbretëria e Bashkuar  gjatë shtatorit, të vegjëlit e tyre janë të parët që largohen. Por pak prej tyre rikthehen në tetor. 
 
Kthimi për në Afrikë zgjat rreth 6 javë. Dallëndyshet nga pjesë të ndryshme të Europës fluturojnë në destinacione të ndryshme.
 
Dallëndyshet migrojnë gjatë ditës, duke fluturuar përgjithësisht ulët dhe natën mblidhen në grumbuj të mëdhenj në kallamishte për të fjetur, si vende tradicionale.
 
Për shumë vite, njerëzit kanë festuar shfaqjen e tyre të papritur si një shenje që vera është duke ardhur.

DALLËNDYSHJA

Të dhënat

Gallery


dd

Species Fact Sheet

DALLËNDYSHJA

Scientific Name
Hirondo rustica
Length
18cm
Wing Span
34cm
Weight
19g
Distribution
Breeds: Eurasia, North America WINTERS: south to southern Africa, north Australia and south South America
Conservation Status
Globally least concern
Habitat
Open country, usually near water, farmland
European Spring Migration
Typically March to mid May
African Spring Migration
Typically July to early November
Number Broods
2
Egg Size
20x14mm, weight 1,9g (of which 5% is shell)
Clutch Size
4-5 eggs
Incubation period
17-19 days by female
Fledgling period
20-22 days, as altricial, downy
Maximum Age
11 years 1 month 11 days (set in 1936)
Typical Life Span
2 years with typical breeding at 1 year

Website-et e partnerëve të tjerë