LEJLEKU

Lejlekët janë të gjatë, kanë qafë të shtrirë e të gjatë, me këmbë të kuqe të gjata dhe një sqep të kuq, të drejtë e të mprehtë. Pendët e bardha të kokës, qafës dhe trupit bëjnë kontrast me pendët e zeza të krahut, të cilat i japin një refleks nga lejla në jeshile. Një njollë e vogël e zezë e lëkurës rrethon ngjyrën kafe të syve.

Learn about the LEJLEKU

Basic information

Lejlekët janë të gjatë, kanë qafë të shtrirë e të gjatë, me këmbë të kuqe të gjata dhe një sqep të kuq, të drejtë e të mprehtë. Pendët e bardha të kokës, qafës dhe trupit bëjnë kontrast me pendët e zeza të krahut, të cilat i japin një refleks nga lejla në jeshile. Një njollë e vogël e zezë e lëkurës rrethon ngjyrën kafe të syve.
Ȅshtë gjithashtu shumë e lehtë për të njohur tingullin e një lejleku - ata kanë një karakteristikë të veçantë të “të kërciturit” të sqepit së bashku, tingull që është i ngjashëm me kërcitjen e dy shkopinjëve të trashë.
Mënyra më e lehtë për të parë një lejlek është të kontrollosh në folenë e tij, por, gjithashtu, mund të shihet edhe në livadhe të lagështa dhe fushat e korrura. Foletë e lejlekëve janë shumë të mëdha dhe të ndërtuara në vende të larta me pamje të gjithanshme. Ata mund të shihen në Europë nga marsi deri në fund të gushtit.
 
Si të bëjmë ndryshimin midis një Lejleku të vogël dhe një të rrituri?
 
Gjinitë janë të ngjashme në pamje, megjithëse meshkujt janë pak më të mëdhenj.  Më të vegjëlit kanë sqep gri dhe këmbë të trasha të kuqe. Ata gjithashtu e kanë më të theksuar ngjyrën gri sesa partnerët e tyre.
 
Me çfarë ushqehen?
 
Lejlekët ushqehen me brejtës, krimba të tokës dhe të gjitha llojet e reptilëve dhe amfibëve të vegjël. Ata nuk kanë ndonjë ushqim të preferuar – ata ushqehen me kafshë që jetojnë më shumë rreth foleve të tyre.
Lejlekët europianë kanë ndërtuar foletë e tyre në struktura të krijuara nga njeriu që në Mesjetë. Ata mund të gjenden në çatitë e shtëpive, kullave, oxhaqeve, mureve, mullarëve, veçanërisht ndërtojnë fole në majën e kullave. Lejlekët rikthehen për t’u shumuar në të njëjtin vend ose afër tij, çdo vit. Më të vegjëlit gjithmonë provojnë të rikthehen në vendin ku u lindën – mund të gjenden edhe disa fole që kanë qenë në përdorim për qindra vite.
 
Dimërimi
 
Lejlekët dimërojnë në Afrikën Qëndrore.
 
Popullata e Lejlekëve në Evropë
 
Fatkeqësisht, Lejlekët mund të shihen vetëm në disa vende të Europës. Që nga shekulli i kaluar, numri i Lejlekëve të kthyer në Europë ka ardhur duke u zvogëluar. Shkaku i kësaj është ndryshimi i klimës dhe humbja e habitateve ujore

Migration information

Migrimi
 
Lejlekët migrojnë në jug për dimërimin - atyre u nevojitet të sigurohen që mund të gjejnë mjaftueshëm ushqim, gjë që nuk është e lehtë në pjesën veriore të Evropës gjatë dimrit.
 
Disa nga ata e kalojnë dimrin në jug të Spanjës, dhe disa të tjerë shkojnë më tej në jug deri në Afrikën Qëndrore. Ata mund të udhëtojnë deri në 12000 km.
 
Lejlekët fluturojnë vetëm gjatë ditës, në distanca të gjata, për të shmangur ajrin e nxehtë të quajtur “termal”. Termalet janë të padukshme dhe nënkuptojnë rryma ajri të ngrohtë. Kur një  Lejlek hyn në termal, shtyhet lart nga trysnia e ajrit. Kur Lejleku del nga “trysnia e ajrit”, ai kalon për poshtë në distanca të gjata.
 
Eshtë abie në kontakt me tysninë e lartë të ajrit, të gjithë të tjerët e ndjekin atë dhe fillojnë të fluturojnë. Sa më shumë zogj të udhëtojnë bashkë aq më e lehtë është për ta të gjejnë një trysni ajri të përshtatshme.
 
Prandaj grumbujt e mëdhenj të zogjve udhetojnë më shpejt sesa një zog i vetëm. Në vjeshtë, mund të shihen turma me mbi 10000 zogj në të njëjtën kohë.
 

 

NABU, German Partner of BirdLife, is tracking 6 White Storks with satellite transmitter. You can follow them here.

LEJLEKU

Të dhënat


dd

Species Fact Sheet

LEJLEKU

Scientific Name
Ciconia ciconia
Length
100-115cm
Wing Span
155-215cm
Weight
3,4kg
Distribution
BREEDS: Europe, northwest Africa, souther western Asia WINTERS: sub-saharan Africa to southern Africa and Indian subcontinent.
Conservation Status
Globally least concern
Habitat
Agricultural fields, pastures, meadows, open wetlands, savannas and steppes
European Spring Migration
Typically late March and April
African Spring Migration
Typically August and September
Number Broods
1
Egg Size
73x52mm (of which 11g is shell)
Clutch Size
typically 4 eggs
Incubation period
33-34 days
Fledgling period
58-64 days
Maximum Age
39 years (ringed bird in Switzerland)
Typical Life Span
22 years in the wild and 35 years in captivity

Website-et e partnerëve të tjerë