FUSHATA NDËRGJEGJËSUESE PËR ZONËN TUAJ

A jeni i shqetësuar për dëmin që po i bëhet jetës së egër në zonën tuaj, por ju nuk dini të bëni asgjë për këtë? Ndoshta ju keni një vend të preferuar për të shijuar natyrën dhe doni të siguroheni nëse ajo zonë është e mbrojtur?

 

Threats and hazards to migrating birds

Foto, Cezary Korkosz

A jeni i shqetësuar për dëmin që po i bëhet jetës së egër në zonën tuaj, por ju nuk dini të bëni asgjë për këtë? Ndoshta ju keni një vend të preferuar për të shijuar natyrën dhe doni të siguroheni nëse ajo zonë është e mbrojtur?

Nëse e njihni mirë zonën do të thotë se ju jeni në vendin e duhur për të bërë ndryshimin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të informoni partnerin kombëtarë BirdLife(national BirdLife Partner), për kërcënimet e zonës.

Ju mund të gjeni në atë zonë një grup qytetarësh duke protestuar për ta ruajtur atë. Nëse jo, ju mund të kontaktoni partnerin BirdLife të vendin tuaj i cili mund t’ju ndihmojë, ose t’ju kontaktojë me njerëz të tjerë të zonës ose organizatat të cilat ofrojnë mundësi për tju ndihmuar.

Informoni gazetën ose stacionin e radios/ televizionit të zonës tuaj për qështjen se çfarë po ndodhë. Bëni postime në Facebook dhe pyesni miqtë tuaj për ta shpërndarë këtë mesazh. Shumë njerëz të tjerë kanë mundësi të kujdesen për këtë zonë më shumë se ju, dhe do të jenë të lumtur të japin kontributin e tyre për qështjen që kanë dëgjuar në lajme.

Pushteti local do të përfshihet për të vazhduar ndryshimet në zonën tuaj, kështu informojini ato se pse mendoni se zona duhet të mbrohet.

Nëse kërcënimet vinjë nga hedhja mbeturinave, gjuetia dhe zënia në kurth të cilat ndoshta jenë të paligjshme, informoni qëndrat e pushtetit lokalë ose policinë dhe do i ndalojnë ato.

Bashkimi i njerëzve mund të ruajë vendet e veçanta natyrore.

Në vitet e fundit, njerëzit e thjeshtë kanë mundësuar ruajtjen e shumë zonave të rëndësishme për shpendët, dhe llojet e tjera të egra nga zhvillimet të cilat i dëmtojnë këto zona.

Lugina e Rospudës në verilindje të Polonisë është një ndër vendet e fundit të mbetura në gjendje të egër në Europë. Një zonë prej moqali, ligatina dhe pyje të hershme, të rëndësishme për strehimin e specieve si Reqebulli, Ujku dhe Kastori, Shqiponja e detit, Krilla dhe Mbreti shkurtës.

Në 1996 zhvilluesit njoftuan për një plan zhvillimi në Augustóë në Veri të Polonisë e cila do të përshkojë luginën Rospuda. 

Propozimi nxiti protesta dhe lëvizje të aktivistëve të mjedisit dhe organizatat në atë zonë, një ndër më kryesoret përmendim Shoqëria Polake për Mbrojtjen e Shpendëve (OTOP/BirdLife në Poloni). Ato nxitën protesta të mëdha për të mbrojtur Rospunën, dhe shumë shpejtë, qindra qytetarë marshuan rrugët e Polonisë për të shprehur suportin e tyre.

OTP dhe protestuesit vazhduan presionin ndaj qeverisë. Kaluan disa vite me protesta dhe fushata ndërgjegjësuese derisa në vitin 2009 derisa qeveria njoftoi për anulimin e rrugës e cila do të ndërtohej në luginën e Rospuda dhe kënetave aty pranë Biebrza në pyllin kryesorë Agustów dhe Knyszyn.

Në Malta, vullnetarët janë pjesë e rëndësishme e përpjekjes për të ndaluar gjuetinë e paligjshme të shpendëve migrues. Çdo vit, BirdLife ndjek dy kampe për ruajtjen, si Kampi Pranverorë i Vëzhgimit në Prillë dhe Kampi i grabiqarëve në Shtatorë.

Vullnetarët nga vende të ndryshme përfshi Britanie e madhe, Gjerani, Itali, Francë, Spanjë, Danimarkë dhe Findlandë ndihmojnë shpendët migrues dhe raportojnë aktivitetet e paligjshme në polici.

Ligatinat në Wakkersroom në veri të Afrikës janë të rëndësishme për speciet e rrezikuara të shpendëve, përfshi Krillat dhe shpendët migrues të cilët shërbejnë si ushqim për ta. Zona është gjithashtu një burim kryesorë i sistemeve lumorë në Afrikën e veriut.

Në 2008, zona kërcënohet nga nga plane për hapjen e minierave. Partneri i BirdLife në Afrikën e Veriut, me rrjetin e grupeve lokale, të formuara nga nga grupi NGO me të cilat kanë punuar për të realizuar informimin publik dhe mbrojtjen juridike të zhvillimit në mjedis.

Në 2010, kopania e qymyrit jo vetëm që tërhoqi propozimin por dhe paguan grupin NEGO për dëmshpërblim dhe në kohë. Në vitin tjetër, zona e cila ishte e kërcënuar u bë zona e parë natyrore e mbrojtur në veriun e Afeikës, Këamand-langampisi.


Tema të tjera

PËRPLASJET NË XHAM

Si mund të ndaloj shpendët të mos përplasen me dritaren time?

Mësoni më shumë

SI TË BËHENI NJË VËZHGUES I MIRË I SHPENDËVE

10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve

Mësoni më shumë

Le të njohim fqinjët tanë të preferuar

DALLËNDYSHET E LAGJES TIME

Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)

Mësoni më shumë

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.

Mësoni më shumë

Disa nga shpendët tanë migratorë janë të shqetësuar.

KËRCËNIMET DHE RREZIQET E SHPENDËVE MIGRATORË

Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.

Mësoni më shumë

TË USHQEJMË SHPENDËT KUR KA MUNGESË USHQIMI

Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.

Mësoni më shumë

KOPËSHT/BAKLLON MIQËSOR ME SHPENDËT

KOPSHTE DHE BALLKONE MIQËSORE NDAJ SHPENDËVE

Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!

Mësoni më shumë

QYTETARËT QË KONTRIBUOJNË NË SHKENCË PËR SHPENDËT

E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore.

Mësoni më shumë

PASTRIMI I ZONËS NË TË CILËN NDODHEN FOLETË E LEJLEKUT

Lejlekët fluturojnë në zonën përreth për të mbledhur materiale për foletë e tyre dhe mund të marrin me vete objekte të ndryshme të krijuara nga njeriu pa e kuptuar se ato mund të jenë të rrezikshme.

Mësoni më shumë

Shtëpizat e shpendëve

FOLE ARTIFICIALE

Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.

Mësoni më shumë

Website-et e partnerëve të tjerë