DALLËNDYSHET E LAGJES TIME

Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)

Le të njohim fqinjët tanë të preferuar

Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)

Cilat janë ndryshimet mes Dallëndyshes bishtgërshërë, Dallëndyshes kërbishtbardhë, dhe Dejkës.

Përdorni këtë guidë nga BBC Nature të të ndihmojë në identifikimin e të katër specieve migatore, të cilat janë dhe fluturuese shumë të mira. Shijojeni vëzhgimin!

 

 


Source: http://www.bbc.co.uk/nature/22527420

 

More tips from the RSPB on identifying

 

Ne jemi me fat që kemi Dallëndyshet si fqinjët tanë

Dallëndyshet i përdorin shpellat dhe shkëmbijtë për riprodhim, dhe tani janë adoptuar si komshitë e njerëzve. Ndërtojnë foletë nën ura dhe ndërtesa të tilla si hambarët e fermave, garazhdë dhe në restorante të populluara. Kjo do të thotë se shpendët janë speciet më të njohura në botë! Tani foletë e Dallëndysheve bishtgërshërë nuk i gjejmë në një vend që nuk është modifikuar nga njeriu. Foletë e tyre janë në formë kupe prej balte dhe kashte, të veshura me pupula.

 

Dallëndyshet janë fluturuese shumë të mira

 

Le të jemi të mirë dhe të rrespektueshëm me ata! © SEO

 

Dallëndyshet janë shpend të vegjël migratorë të cilat shikohen duke fluturuar fushave, shpejtë, lirshëm dhe këndshëm. Ato më shumë kapin ushqimin në ajër, por në kushte jo të mira të motit ndonjëherë ushqehen në tokë.

Dallëndyshet hanë insektet!

© SEO

Dallëndyshet janë miqtë e fermerëve sepse pastrojnë pa u lodhur fshatin duke ngrënë shumë insektet të cilat do të hanin të korrat. Dallëndyshet hanë shumë miza, brumbuj, grerëza, bletë të egra, tenja, karkaleca, dhe insekte të tjera dhe disa kërmijë dhe merimanga. Herë pas here hanë manaferra dhe fara. Numri i zogjve që rriten me sukses jep një tregues se sa i shëndetshëm është mjedisi.

Më shumë ushqim i disponuar = më shumë zogj të rritur!

 

Dallëndyshet gjenden në të gjithë botën – cikli i migrimit të tyre është i njohur nga të gjithë!

Dallëndyshet janë shpendë migrues, që do të thotë që fluturojnë në distanca të mëdha. Dallëndyshet kanë fuqinë të mbledhin bashkë njerëzit për kujdesin gjatë migrimit të tyre. – Si përshembull me programin “Spring Twin” të Spring Alive.

© WBSJ / Spring Alive

 

© WBSJ, adapted from "Tanbo no ikimonotachi Tsubame" and "The Barn Swallow"
(Life in the paddy field -
Barn Swallow, Kazuo Koyama, Nobutoshi Sato, Hitoshi Watanabe,
publikuar nga Nobunkyo, Tokyo 2012)

 

© WBSJ; Illustrations nga Minori Kataoka

 

Find out more about Barn Swallows, their migrations and listen to the calls they make!

 

 

Kërcënimet që hasin dallëndyshet tona

© Cezary Korkosz
© SEO

 

 

  • Pesticidet janë duke eleminuar insektet me të cilat ato ushqehen dhe duke dëmtuar kapacitetin e tyre riprodhues.
  • Humbja e habitatit – ligatinat ku Dallëndyshet pëlqejnë të fluturojnë dhe riprodhohen.
  • Rënia e popullsisë në zonat rurale - braktisja e aktiviteteve tradicionale dhe stile të reja arkitekturore, shkaktojnë ulje të vendeve të foleve të qëndrueshme.
  • Mjedisi urban, dhe mungesa e baltës e bën të vështirë ndërtimin e foleve nga Dallëndyshet.
  • Ndryshimet klimatike:

○Në Afrikë ndryshimet e rrugëve të migrimit me shumë mundësi mund të kenë një ndikim seriozë. Hulumtimet kanë treguar se Dallëndyshet kthehen në gjendje të keqe në zonat e tyre të shumimit dhe bëjnë më pak vezë.

○ Kushtet e pafavorshme të motit në Europë që janë duke ndikuar tek Dallëndyshet:

 ▫ Pranvera e ftohtë dhe ngricat e vona janë rrezik për këta shpendë të vegjël.

 ▫ Vera e nxehtë dhe e thatë do të thotë se thahen pellgjet, insektet dalin dhe rrezikojn të vdesin nga nxehtësia.

 ▫ Shkretëtira e Saharasë po zgjerohet, kjo do të thotë se Dallëndyshet kanë një migrim të ashpër dhe mund të vdesin nga nxehtësia dhe lodhja.

 

Si mundem unë të ndihmojë?

 

Tema e Spring Alive 2016

 

Dallëndyshet e lagjes time

 

 

Bëhuni një shkencëtarë i Dallëndysheve!

 

 

Mirëprisni fqinjët tuaj migrues!

Përveq ngrënies së inekteve në lagjen tuaj, Dallëndyshet bishtgërshërë dhe Dallëndyshet kërbishtbardhë sigurojnë pamje të mahnitshme po ti shikosh duke fluturuar apo në foletë e tyre, dhe kanë pasur një lidhje të ngushtë me njerëzit për një kohë të gjatë. Si mund ta kthejmë këtë në favor?

 

Ndihmoni foletë duke mos i shqetësuar ato:

Dallëndyshja bishtgërshërë Dallëndyshja kërbishtbardhë
Encouraging nesting Encouraging nesting
Helping broken nests Helping broken nests
Buy or build a nest
© SEO
Advice if people want to prevent House Martins from nesting:
© WBSJ

 

Disa njerëz mendojnë se të kesh fole të këtyre shpendëve special në shtëpi ose në ndërtesa janë të besdisshme dhe bëjnë rrëmujë!

Ju mund t'ju tregoni atyre se sa të mrekullueshme janë Dallëndyshet bishtgërshërë ose Dallëndyshet kërbishtbardhë në shtëpi, se si popullata e tyre është në rënie dhe si duhet të jenë mysafirët tanë të mirseardhur.

Më shumë informacion për jashtëqitjet dhe patrazitët (jo të dëmshëm për njerëzit):
https://www.rspb.org.uk/discoverandenjoynature/discoverandlearn/birdguide/name/h/housemartin/droppings_and_parasites.aspx

Nxisni insektet duke mbjellë shumë lule dhe bimë miqësore me insektet në kopshtin tuaj në mënyrë qe ato të konsumohen nga shpendët!

Përdoreni këtë guide të mrekullueshme të vëzhgimit të Dallëndysheve bishtgërshërë nga shoqata Zogjtë e Egër të Japonisë, një udhëzues shumë i mirë për shkollat, mësuesit me formualarë anketash dhe udhëzime se si të kryeni sondazhet për Dallëndyshen.

Na informoni në cdo kohë www.facebook.com/springaliveforbirds :)


Tema të tjera

PËRPLASJET NË XHAM

Si mund të ndaloj shpendët të mos përplasen me dritaren time?

Mësoni më shumë

SI TË BËHENI NJË VËZHGUES I MIRË I SHPENDËVE

10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve

Mësoni më shumë

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.

Mësoni më shumë

Disa nga shpendët tanë migratorë janë të shqetësuar.

KËRCËNIMET DHE RREZIQET E SHPENDËVE MIGRATORË

Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.

Mësoni më shumë

TË USHQEJMË SHPENDËT KUR KA MUNGESË USHQIMI

Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.

Mësoni më shumë

KOPËSHT/BAKLLON MIQËSOR ME SHPENDËT

KOPSHTE DHE BALLKONE MIQËSORE NDAJ SHPENDËVE

Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!

Mësoni më shumë

CAMPAIGNING FOR YOUR LOCAL SITE

CAMPAIGNING FOR YOUR LOCAL SITE

Are you worried about the damage being done to a local wildlife spot, but don't know what to do about it? Maybe you have a favourite place to enjoy nature and want to make sure it's protected?

Mësoni më shumë

QYTETARËT QË KONTRIBUOJNË NË SHKENCË PËR SHPENDËT

E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore.

Mësoni më shumë

CLEANING SURROUNDINGS OF STORK'S NESTS

CLEANING SURROUNDINGS OF STORK'S NESTS

When storks are gathering materials for their nests, they may bring back various man-made objects, without realizing that they may be dangerous.

Mësoni më shumë

Shtëpizat e shpendëve

FOLE ARTIFICIALE

Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.

Mësoni më shumë

Website-et e partnerëve të tjerë