KOPSHTE DHE BALLKONE MIQËSORE NDAJ SHPENDËVE

Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!

Bëjeni Pranverën të vijë plot gjallëri në oborrin apo ballkonin tuaj!

Ardhja e shpendëve migratorë përbën një sinjal të ndryshimit të sezonit, kur jeta po lulëzon. Shfrytëzojeni këtë kohë jashtë duke shijuar natyrën, dhe në të njëjntën kohë bëni dicka për ta përmirsuar.

Ndiqni këshillat tona dhe bëni disa ndryshime të vogla për të bëre kopshtin, ballkonin ose shkollën tuaj miqësore me shpendët.

Në çdo kohë apo vend që të keni mundësi, ju mund të ndihmoni shpendët në kopshtin tuaj.

Ju do të jeni me fat sepse do të vizitoheni nga shpendët migratorë të Spring Alive dhe do të ndihmoni ato me vendpushime dhe ushqim, por të jeni të sigurtë që do të shpërbleheni nga lulëzimi i jetës së egër në ballkonin tuaj gjithashtu.

Mendoni që kopshti ose ballkoni është rezervati juaj natyrorë dhe ju jeni drejtuesi.

Nëse secili nga ne, e bën oborrin e tij miqësorë për shpendët, imagjinoni sa shumë shpendë dhe biodiversitet do të formojnë!

Mbasi ju ta praktikoni këtë, dërgoni arritjet tuaja në faqen Spring Alive në facebook dhe flickr!

Nëse ju e ndërtoni oborrin apo ballkonin tuaj miqësorë për shpendët, ato do të jenë vizitorët tuaj të ardhshëm!

 

   

Disa këshilla kryesore:

 

1.Ndërtoni një shtëpizë për shpendët!

Starling in a nest box, photo by A. Kogut
Shtura në shtëpizën e vogël të tij, foto nga A. Kogut
  • Shumë shtëpi dhe oborret e tyre sot ofrojnë vende për foletë e shpendëve dhe i mbajnë ato larg grabitqarëve ose i mbrojnë nga i ftohti i dimrit. Shikoni linkun e mëposhtëm për pordorimin e shtëpizave të drurit, të cilat janë të ndryshme për shpendë të ndryshëm.
  • Mbajeni natyrale pamjen e jashtme prej druri ose lyjeni me ngjyra të lehta që reflektojnë nxehtësi dhe asnjëherë mos i lyeni ato nga brenda.
  • Vendodhja, vendodhja, vendodhja! Ndërtoni shtëpizat larg grabitqarëve, të strehuar nga shiu dhe nga dielli.


http://www.springalive.net/world/springalive/nest-boxes
http://www.rspb.org.uk/Images/nestbox_tcm9-207414.pdf
http://www.rspb.org.uk/Images/Apple_bird_feeder_tcm9-166680.pdf

2.Kopshte për shpendët

Rrisni larmishmërine: sa më shumë lloje të bimëve të keni, aq më shumë lloje kafshësh do të hasim që përdorin këto mjedise dhe ndër to shumë shpendë do të vizitojnë oborrin tuaj! Sigurohuni që llojet e bimëve të jenë lloje vendase që të mos kemi probleme me llojet invasive!

Përdoreni më rrallë korrësen e barit. Lëreni barin të rritet së bashku me bimët e egra në mënyrë që ato të tërheqin insekte dhe shpendë.

Shmangni përdorimin e pesticideve: pesticidet vrasin çdo gjë, përfshi shpendët dhe insektet si nusepashka, brumbujt dhe insektete të tjera të cilat ushqehen me insekte dhe kërminj dëmtues. Pesticidet mund ti hasim në zingjirin ushqimorë, sistemin ujorë dhe mund të helmojnë shumë lloje të kafshëve.

Mbillni pemë ose bimë shkurrore për të ndihmuar të ardhmen e shpendëve, në çdo hapsirë të mundshme, përfshi dhe në vazo në ballkonin tuaj: të cilat mund të jenë vend strehimi, folezimi, që ofrojnë fruta ose manaferra.

Kërkoni për fole përpara se të zvogëloni oborrin tuaj.

A bird corner at a school yard, photo by K. Fura
Këndi i shpendëve në shkollë, foto nga K. Fura

 

3.Më shumë ujë = më shumë jetë e egër = më shumë shpendë!

Robin in a bird bath, photo by B. Fraś
Gushëkuqi në vaskën e shpendëve, foto nga B. Fraś
  • Krijoni pellgje me ujë: është një nga gjërat më e mira që mund të bëni për jetën e egër në oborrin tuaj.
  • Nëse pellgu me ujë nuk është dhe aq praktik, mos u shqetësni sepse shpendët pëlqejnë edhe vaska të vogla me pak ujë.
  • Pastroni vaskat e shpendëve me furçë një herë në javë dhe çdo ditë me ujë të rrjedhshmëm. Ato duhet të jenë pak cm të thella, të kenë mure të pjerrët dhe të mbahen larg maceve, psh në vende të larta, ku nuk mund t’i arrijnë.

  4.Ushqimi!

  • Mos i ushqeni me bukë shpendët! Shpendët mbushin stomakun e tyre shpejt duke plotësuar nevojat e tyre ushyese por buka e ndenjur myket dhe mund ti dëmtojë ato.
  • Përdorni fara të ndryshme, arra, fruta ose copëza të frutave. Ushqimi ideal janë: farat e lulediellit, farat e miksuara, ushqim i konservuar, tërshërë dhe mollë.
  • Blini disa ushqyes shpendësh dhe mbajini sa më larg maceve.
  • Nëse nuk e hanë ushqimin ndërroni ushqimin rregullisht dhe pastrojini ushqyesit e shpendëve për të parandaluar sëmundjet dhe infeksionet.
  • Ju mund të bëni ushqyes për shpendët me shishe të vjetra plastike të pastruara ose duke përdorur si ushqyes mollët!

http://www.rspb.org.uk/discoverandenjoynature/families/children/makeanddo/activities/birdfeeder.aspx

Feeding with an apple, photo by I. Strzebońska
Duke u ushqyer me mollë, photo by I. Strzebońska

Të gjithë ne kemi nevojë për mbrojtje dhe ushqim, po ashtu edhe shpendët!

Ushqyesit e shpendëve janë të thjeshtë dhe efektve të cilët do të ndihmojnë shpendët në oborrin tuaj. Kjo do i ndihmojë shumë kur shpendët e lodhur të rrisin zogjtë dhe të mbrohen nga i ftohti dhe dimri i vështirë.

http://www.springalive.net/world/springalive/feeding-birds

Gjithashtu është një mënyrë e duhur për të parë nga afër llojet e ndryshme të shpendëve në oborrin dhe zonën tuaj.

 

1. Mbajini larg grabitqarëve

 

Kontrolloni kafshët shtëpiake! Macet janë vrasëse të shpendëve dhe zogjve, kështu merreni parasysh kur të vendosni shtëpizat e shpendëve dhe ushqyesit e tyre. Mbani macet tuaja larg nga foletë e shpendëve.

 

2. Pastrojini nga mbeturinat

Shpendët mund të ngatërrohen në çanta plastike, zihen në kurth dhe mund të lëndohen, ngordhin ose kapen lehtë nga grabiqarët. Ato mund të ushqehen me mbetje të vogla plastike duke menduar që është ushqim të cilat shkaktojnë dëmtime të mëdha dhe ngordhjen e tyre. Copëzat e mbeturinave mund ti përdorin shpendët për të ndërtuar foletë dhe përfundojnë duke vrarë zogjtë e sapo çelur. Prandaj pastrojini mbeturinat në zonën tuaj.

Dritaret!

Vendosja e ngjitësve dhe shiritave me ngjyra ose dizanje të ndryshme në dritaren tuaj parandalon përplasjen e shpendëve me dritaret. Ju madje mund të blini ushqyes të cilët ngjiten në dritare!

http://www.springalive.net/world/springalive/birds-and-windows

 

Disa këshilla për pronarët e shtëpive që kanë ballkone:

Sparrows preying on a communal lawn, photo by M. Radziszewski
Harabela që ushqehen në një vend të përbashkët,
foto nga M. Radziszewski
  • Mbillni bimë që tërheqin insektet me të cilat të ushqehen shpendët, siç janë levandot.
  • Blini ushqyes për shpendët të cilat ngjiten në dritare.
  • Sigurohuni një burim uji për vaska të vogla të shpendëve.
  • Bashkëpunoni me komshitë tuaj për të bërë kopshtet e komunitetit miqësore për shpendët.

          http://www.rspb.org.uk/makeahomeforwildlife/.../planting/tubs.aspx

          http://www.rspb.org.uk/hfw/about/casestudies/balcony.aspx

         

Disa këshilla për të ndihmuar shpendët e Spring Alive

Dejka

Dejkat janë në rrezik sepse vendi i foleve që ato kanë përdorur për vite me rradhë po shkatërrohet. Me teknikat e reja të ndërtimit, riparimit të shtëpive, rinovimet, madje me prishjet e të çarave të vjetra të ndërtesave Dejkat po humbin shtëpitë e tyre.

Gjëja më e mire që mund të bëni për Dejkat të cilët përshkojnë distanca të mëdha dhe kthehen në të njëjtin vend për të folezuar vitin tjetër është të vendosni shtëpizat e vogla të dejkave lart në shtëpinë tuaj.

http://www.rspb.org.uk/discoverandenjoynature/discoverandlearn/birdguide/name/s/swift/grounded.aspx

http://www.swift-conservation.org/Installing%20Swift%20Nest%20Boxes%202013%20(small).pdf

http://www.swift-conservation.org/EuropeHelp.htm

 

Dallëndyshja bishtgërshërë

Bëni disa vrima të vogla (50mm te gjat dhe 200mm të gjera, në garazhdin dhe çatinë e shtëpisë tuaj ose lërini dritaret hapur për dallëndyshet që të kenë mundësi për ndërtimin e foleve të tyre. Dallëndyshet ndërtojnë foletë e tyre në hapsira të vogla dhe kanë nevojë për dritë.

http://www.rspb.org.uk/discoverandenjoynature/discoverandlearn/birdguide/name/s/swallow/encouraging.aspx

 

Gargulli

Nëse jetoni në Europën e jugut dhe Afrikën e jugut, mbillni shumë bimë vendase të cilat tërheqin bletët dhe fluturat!

Qyqja

Gardhet me bimë ndihmojnë shpendët si Dredhuesi dhe Gushëkuqi për të bërë foletë që ndihmojnë qyqen sepse ato janë shumë mikpritëse. Lulemustaku, hithrat, shelgjet janë të mira për vemjet të cilat janë të preferuarat e Qyqes.

Lejleku i bardhë

Lejleku rikthehet në të njëjtën fole vit pas viti. Nëse ju keni fatin të keni folenë në shtëpinë tuaj, sigurohuni që të pastroni folenë nga plastikat dhe spangot pasi të largohen në vjeshtë ose përpara se të vinë në pranverë.

http://www.springalive.net/world/springalive/cleaning-surroundings-of-storks-nests



 

 


Tema të tjera

PËRPLASJET NË XHAM

Si mund të ndaloj shpendët të mos përplasen me dritaren time?

Mësoni më shumë

SI TË BËHENI NJË VËZHGUES I MIRË I SHPENDËVE

10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve

Mësoni më shumë

Le të njohim fqinjët tanë të preferuar

DALLËNDYSHET E LAGJES TIME

Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)

Mësoni më shumë

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.

Mësoni më shumë

Disa nga shpendët tanë migratorë janë të shqetësuar.

KËRCËNIMET DHE RREZIQET E SHPENDËVE MIGRATORË

Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.

Mësoni më shumë

TË USHQEJMË SHPENDËT KUR KA MUNGESË USHQIMI

Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.

Mësoni më shumë

FUSHATA NDËRGJEGJËSUESE PËR ZONËN TUAJ

FUSHATA NDËRGJEGJËSUESE PËR ZONËN TUAJ

A jeni i shqetësuar për dëmin që po i bëhet jetës së egër në zonën tuaj, por ju nuk dini të bëni asgjë për këtë? Ndoshta ju keni një vend të preferuar për të shijuar natyrën dhe doni të siguroheni nëse ajo zonë është e mbrojtur?

Mësoni më shumë

QYTETARËT QË KONTRIBUOJNË NË SHKENCË PËR SHPENDËT

E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore.

Mësoni më shumë

PASTRIMI I ZONËS NË TË CILËN NDODHEN FOLETË E LEJLEKUT

Lejlekët fluturojnë në zonën përreth për të mbledhur materiale për foletë e tyre dhe mund të marrin me vete objekte të ndryshme të krijuara nga njeriu pa e kuptuar se ato mund të jenë të rrezikshme.

Mësoni më shumë

Shtëpizat e shpendëve

FOLE ARTIFICIALE

Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.

Mësoni më shumë

Website-et e partnerëve të tjerë