SI TË BËHENI NJË VËZHGUES I MIRË I SHPENDËVE

10 këshillat tona se si të beheni nje vëzhgues i mirë i shpendëve

10 këshillat tona se si të bëhesh një vëzhgues i mirë i shpendëve

Ju keni dëgjuar se sa shumë argëtuese mund të jetë vëzhgimi i shpendëve, dhe po nxitoni të shkoni atje dhe të filloni sa më pare. Por përpara se të nxitoni nga dera prisni! Ka disa gjëra të rëndësishme që duhet ti dini si fillim. Këto këshilla do të  ndihmojnë të kaloni mire, të jeni i sigurtë dhe i sjellshëm me shpendët.

Le të fillojmë....

1.Vishuni për rastin

Imagjinoni të shkoni në shkollë me pizhamet tuaja, ose të luani tenis me kostum dhe kravatë. Mjaft e çuditshme apo jo? Çdo aktivitet ka llojin e përshtatshëm të veshjes, dhe vëzhgimi i shpendëve nuk përbën përjashtim. Mundohuni të visheni me ngjyra të errëta në mënyrë që shpendët mos t’ju shohin duke shkuar drejt tyre. Dhe pavarësisht se si është moti jashtë sigurohuni të merrni rroba me vete që do t’ju mbajnë ngrohtë, të thatë dhe të mbrojtur nga dielli sepse mund të gjeni veten duke i vëzhguar shpendët të magjepsur për një kohë më të gjatë nga sa prisnit.

 

 

 

photo1
Të jeni i veshur mirë do të thotë të mbroheni nga temperaturat e pafavorshme të mjedisit, © Tomasz Eilk

2. Paketoni mirë çantën tuaj të vëzhgimit të shpendëve

Asnjë vëzhgues i mirë i shpendëve nuk largohet nga shtëpia pa këto sende kyçe në çantën e tij: një palë dylbi (çdo marke), një stilolaps dhe letër për të regjistruar vëzhgimet e tyre dhe një udhëzues për shpendët. Sigurohuni që të mësoni fjalët dhe shprehjet që përdorin udhëzuesit e shpendëve: kjo do të bëje identifikimin më të lehtë. Mos harroni të merrni me vete pije dhe ushqim sepse vëzhgimi i shpendëve është punë e lodhshme. Ju mund të merrni gjithashtu kamera por mos harroni të fikni dritën (shikoni pikën tjetër…)

More on choosing bird watching equipment

 

3. Shmangni shqetësimin e shpendëve

Imagjinoni sikur jeni Qyqja e zakonshme e cila ka migruar 8,000 km nga UK në Amgola. Uleni në një degë i dëshpëruar për të gjetur disa insekte për tu ushqyer,dhe për të pushuar. Papritur një grup njerëzish të zhurmshëm vijnë me nxitim drejt teje. Oh jo! Grabitqarët! Hap krahët me kujdes i lodhur dhe ngrihesh përsëri në qiellë. Vakti duhet të presë…

Pa marrë parasyshë se sa mirë po kaloni, kur ju jeni në terren si vëzhgues i shpendëve, gjithmonë kujtoni se siguria dhe mirëqënia e shpendëve vjen e para. Stresi nga frika i ndalon ato të ushqehen, riprodhohen dhe pushojnë. Për të shmangur këtë, ecni avash dhe qetë, flisni me zë të ulët, vendoseni telefonin pa zë, mos u afroni shumë dhe përdorni dylbitë të cilat do ju shërbejnë për ti parë qartë!

photo2

Bëhu i duruar, i qetë dhe lëri shpendët të vinë tek ju. © Cezary Korkosz

4. Lërini foletë të qeta

Çdo prind do ju tregojë se kujdesi ndaj fëmijëve është punë e vështirë. Kur bëhet fjalë për zonat e shumimit të shpendëve është veçanërisht e rëndësishme të mbani distancën. Shqetësim për foletë mund të vijë nga prindërit që fluturojnë larg, duke i lënë të vegjëlit e tyre të uritur pa pasur akënd që të kujdeset për ta, ose duke i lënë të ekspozuar vezët dhe të vegjëlit nga grabitqarët. Nëse i vini rrotull folesë për një kohë të gjatë, prindërit mund të bëhen aq të kujdesshëm sa ta braktisin atë. Gjëja më e mirë që mund të bëni nëse hasni një fole, është të largoheni pa bërë zhurmë nga aty.

5. Pordorimi i fushejzave për shpendët

 

Fushejzat për shpendët dhe kullat e vrojtimit janë “zgjidhje e improvizuar”, duke na lejuar të kemi një pamje sa më të qartë të shpendëve pa e bërë të ditur prezencën tonë. Aty janë gjithashtu vendet perfekte për tu strehuar nga dielli ose mund të mblidheni me një filgjan me çokollatë të nxehtë në ditët me shi dhe me erë. Do ngeleni të suprizuar se sa shumë shpendë fshihen atje - duke bërë një vëzhgim të shpejtë nëse keni ndonjë afër jush.

photo3photo4

Jo vetëm siguron qetësi për shpendët por dhe strehë për vëzhguesit e shpendëve. © Jarosłaë Wrosz

6. Zbato ligjet e vendit

Panvarësishtë nëse do të shkoni në shtëpinë e miqve tuaj për darkë ose do të dilni për të vëzhguar shpendët, është gjithmonë e rëndësishme të bëheni mysafir i mirë. Mos harroni të jeni të vëmendshëm ndaj njerëzve që zotërojnë tokën që po vizitoni. Mbyllni të gjitha portat pas jush, qëndroni në shteg, kurrë mos shkelni tokën private dhe mos lini përshtypje të keqe si vëzhgues shpendësh.

7. Mos lini asnjë gjurmë

Ecni me moton: “mos merr asgjë dhe mos lër asgjë mbrapa”. Kurrë mos hidhni mbeturina ose të shkelni mbi vegjetacion sepse mund të dëmtoni shtëpitë e shpendëve që po përpiqeni ti shikoni.

8. Shikoni kudo për shpendët

Mendoni që qytetet nuk kanë shpendë? Mendojeni përsëri! Sapo filloni të shikoni, shpendët janë kudo. Kërkoni pika vëzhgimi për shpendët si: parqet, oborret e kishave, sheshet e tregut, kanalet dhe madje dhe çatitë jan plot supriza. Nëse vendosni ndonjë ushqyes për shpendët në kopshtin ose ballkonin tuaj, ju mund të shikoni miqtë tuaj me pupla.

photo5

Ushqyesit e shpendëve mund t’ju ofrojnë shumë mundësi për të shijuar vëzhgimin e shpendëve. © Shay Connolly

9. Nuk ka shpend? Ska problem!

Edhe gjatë sezonit vëzhguesit e shpendëve kanë ditë jo të mira. Nëse niseni me plot emocione, dhe zbuloni se të gjithë shpendët e asaj zone kan vendosur të kalojnë ditën në një vend tjetër mos u dëshpëroni. Në vend të kësaj, shfaq aftësitë e tua si dedektivë dhe kërko të dhëna që shpendët kanë lënë pas si gjurmë, pendë ose dhe mbetje ushqimi. Ku mund të jetojë një shpend nëse ka gjurmë? Përse guackat e thyera të kërmillit janë të vendosura në një shkëmb të sheshtë?

Një mënyrë tjetër është të provoni të dëgjoni në vënd që të shikoni. A mund të dëgjoni ndonjë zë shpendi? Nëse po si tingëllon: shpejt, avash, i lartë, i ulët? A mund ta merrni me mend se cilit shpend i takon? Ka shumë aplikacione të shkëlqyera për t’ju ndihmuar dhe së shpejti do i bëni vetë të gjitha.

Kontrollo se cfarë duhet të kesh parasysh kur je e dhënë pas vëzhgimit të shpendëve.

 

10. Përhapni sa më shumë pozitivitet!

Kur ju jeni në terren me dylbit dhe udhëzuesin e shpendëve, kalimtarët mund të jenë të  interesuar për atë që po bëni. Gjeni pak kohë për tju shpjeguar dhe ndarë me ata pamjet tuaja më interesante. Ju mund të inspironi ata të ndjekin rrugën tuaj dhe të bëhën vëzhgues shpendësh gjithashtu. Qëndroni miqësorë me kolegët tuaj vëzhgues të shpendëve – ata mund të kenë disa këshilla dhe njohuri interesante. Sa më shumë miq të bëni aq më i pasur dhe i gjallë do të jetë komuniteti i vëzhgimit të shpendëve, duke ju ndihmuar për të përhapur dashurinë dhe respektin për natyrën sa më shumë.

photo6

Vëzhguesit e mirë të shpendëve sjellin harmoni të përbashket © Seydou Nacro


Tema të tjera

PËRPLASJET NË XHAM

Si mund të ndaloj shpendët të mos përplasen me dritaren time?

Mësoni më shumë

Le të njohim fqinjët tanë të preferuar

DALLËNDYSHET E LAGJES TIME

Dallëndyshet bishtgërshërë janë një nga speciet më të përhapura dhe të njohura të shpendëve në botë. Le ti njohim ato! :)

Mësoni më shumë

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

UNË KAM GJETUR NJË ZOG TË VOGËL! ÇFARË DUHET TË BËJ?

Ne shohim një zog të vogël në tokë dhe mendojmë se është i vetëm, i pafuqishëm, i vogël, i ftohur, i ngathët dhe me push…është e vështirë të rezistojnë dhe mbijetojë. Shpesh njerëzit ndërhyjnë kur në fakt shumica e zogjve janë “të sapoçelur” të cilët duhen lënë vetëm.

Mësoni më shumë

Disa nga shpendët tanë migratorë janë të shqetësuar.

KËRCËNIMET DHE RREZIQET E SHPENDËVE MIGRATORË

Përshembull sot pak fëmijë pëlqejnë të dëgjojnë thirrjen e Qyqes se sa prindërit e tyre dhe këta të fundit më pak se gjyshërit e tyre.

Mësoni më shumë

TË USHQEJMË SHPENDËT KUR KA MUNGESË USHQIMI

Nëse vendosni jashtë ushqim për shpendët, ju do të ndihmoni shpendët e zonës në kohën kur ushqimi në natyrë është i pakët, dhe kështu ato do të jenë gati për tu shumuar në pranvërë.

Mësoni më shumë

KOPËSHT/BAKLLON MIQËSOR ME SHPENDËT

KOPSHTE DHE BALLKONE MIQËSORE NDAJ SHPENDËVE

Bëjeni Pranverën të vij plot gjallëri në oborrin apo kopshtin tuaj!

Mësoni më shumë

CAMPAIGNING FOR YOUR LOCAL SITE

CAMPAIGNING FOR YOUR LOCAL SITE

Are you worried about the damage being done to a local wildlife spot, but don't know what to do about it? Maybe you have a favourite place to enjoy nature and want to make sure it's protected?

Mësoni më shumë

QYTETARËT QË KONTRIBUOJNË NË SHKENCË PËR SHPENDËT

E thënë thjeshtë shkenca qytetare është një kërkim nga qytetarët e thjeshtë të cilët nuk janë shkencëtarë profesionist. Shumë nga zbulimet më të mëdha në botë janë bërë nga njerëz të cilët nuk kanë kualifikime kërkimore apo shkencore.

Mësoni më shumë

CLEANING SURROUNDINGS OF STORK'S NESTS

CLEANING SURROUNDINGS OF STORK'S NESTS

When storks are gathering materials for their nests, they may bring back various man-made objects, without realizing that they may be dangerous.

Mësoni më shumë

Shtëpizat e shpendëve

FOLE ARTIFICIALE

Shumë shpendë ndërtojnë foletë e tyre në zgavra të vogla. Por shpyllëzimi i pyjeve ka bërë që të priten pemët e vjetra të cilat kanë qënë shtëpi për shumë shpendë që ndërtojnë foletë e tyre në zagavrat e këtyre pemëve.

Mësoni më shumë

Website-et e partnerëve të tjerë